A1 ALBANIA – NEWS

Granit Xhaka: Jam krenar me Kosovën, kanë gjasa për kualifikim.

Yjet e futbollit Granit Xhaka dhe Milot Rashica po qëndrojë në Prishtinë ku zhvilluan një ndeshje bamirësie në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Kjo ndeshje organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit të Kosovës.
Para ndeshjes është organizuar një konferencë për media.
Xhaka deklaroi se është shumë i lidhur me Kosovën.
“Kam shumë shoqëri këtu, kënaqem dhe më pas kthehem në klub e kombëtare. Pushimet e para gjithmonë i bëj në Kosovë. Jam krenar me djemtë e Kosovës. Ata kanë pozitë dhe shanse të mira për kualifikim në Evropian. Shpresoj se mund t’i shoh atje” ka thënë Xhaka.
Xhaka është pyetur se a do të lunte me Zvicrën në një ndeshje eventuale ndaj Kosovës.
“Një ndeshje kundër Kosovës do të jetë një ndjenjë e veçantë, e kemi detyrë që të luajmë. Do të ishte vështirë pasi që prindërit i kam nga Prishtina, jemi nga Kosova. Unë kam lindur në Zvicër, mirëpo ndjehem shqiptar” deklaroi Xhaka.
Xhaka po shkëlqen me Arsenalin dhe Zvicrën derisa Rashica me Kosovën dhe Werder Bremenin.

Exit mobile version