Ujë para apo pas kafesë? Kjo është dilema të cilën duam ta sqarojmë. Sipas traditës në pjesën më të madhe të bareve filxhani i kafes shoqërohet nga një gotë ujë. Themi në shumicën e rasteve sepse disa vende ende nuk e kuptojnë rëndësinë e binomit kafe plus ujë.
Për ta bërë të shkurtër përgjigja e saktë është para gota e ujit duhet pirë para kafesë për ta shijuar në maksimum aromën në mënyrë që të pastrojmë gjuhën nga mbetje që mund të ndikojnë në perceptimin e shijes.
E vërteta është që nuk tingëllon aq absurde ta pish dhe mbas. Do tju ketë ndodhur që të kaploheni nga një vapë dhe etje e madhe mbas kafes. Nëse kjo ndodh do të thotë që kafja është përgatitur me kokrra jo shumë të pjekura të cilat ndikojnë në tharjen e gojës. Në këtë rast si shumë situata në jetë secili bën atë që do.