A1 ALBANIA – NEWS

FOTO/ Fitoi Champions-in, Bici puthje të nxehta në parket me partnerin

Vetëm disa ditë më parë volejbollistja Erblira Bici shënoi arritjen më të madhe të karrierës së saj duke u kurorëzuar kampione Europe me skuadrën e Novarës.

Një sukses historik që e bën Bicin të parën lojtare shqiptare që fiton këtë trofe prestigjioz.

Në finalen e zhvilluar në Berlin, ishte i pranishëm edhe i dashuri i Erblirës, basketbollisti Diti Mara, i cili kishte vajtur për t’i dhënë mbështetje nga afër.

Në fund të ndeshjes, çifti e festoi me puthje të zjarrta në parket fitimin e kupës.

Exit mobile version