Në një kohë kur të gjithë mbërthehemi deri në grykë me shall dhe pallto të trasha për ti shpëtuar temperaturave të ftohta të janarit ka edhe nga ata guximtarët që i drejtohen detit për të notuar.
Ky 52 vjeçar ka udhëtuar nga Fieri drejt brigjeve të Jonit në Vlorë duke sfiduar motin. Une kam vite qe e bej kete mund ta beje cdokush. Nese tani eshte 5 grade deti eshte 9 grade. Kete qe bej une e ben cdokush por vetem do gradualisht.
Notari fierak të gjithë atyre që mund të thonë si është e mundur të notosh këtë fillim janari u thotë mos bëni aspak hapi. Gjithkush mund ta provojë. E pas kësaj interviste fieraku ia nis nga e para duke notuar përsëri.