Duket se Monica Bellucci e ka trashëguar bukurinë te vajza së saj, Deva. 16-vjeçarja është bërë tashmë pjesë e modelingut duke pozuar për marka të njohura si Dolce Gabbana e së fundmi ka dalë edhe në kopertinën e Vogue Italia krah të ëmës.
Të dyja të veshura me të zeza kanë tërhequr vëmendjen për ngjashëmërinë e madhe. Madje ish-bashkëshorti i Monicës, njeherazi dhe i ati Devës e ka publikuar foton e kopertinës në rrjete sociale.
“Affaire de famille”, ka shkruar ai përkrah fotos, duke treguar dy femrat e rëndësishme të jetës së tij.