Një çift të rinjsh nga Devolli – Korçë kurorëzojnë martesën e tyre në malin Everest!
Marijoni dhe Ilda janë protagonistët e kësaj martese alpine,të cilët kanë shpërndarë në rrjetet sociale fotot nga dita e tyre më e veçantë.
Nuk ka munguar edhe flamuri shqiptar mes dy të rinjve, që me siguri janë ndër të paktët shqiptarë që bëjnë këtë histori të bukur.
Të dy të rinjtë, veç ndjenjave që I kanë bashkuar deri në martesë, është edhe pasioni I alpinizmit ku janë më të dalluarit në Korçë,
së bashku me grupin e tyre.
Kjo I ka motivuar të jenë si çifti I Everestit.