A1 ALBANIA – NEWS

Cili është shkaku i puçrrave të vogla në trup?

Po flasim për ato puçrrat e vogla që dalin në trup, kryesisht në pjesën e shpatullave dhe kurrizit. Këto puçrra janë një tregues se organizmi ynë është intolerant ndaj glutenit.
Gluteni është stimulues i sëmundjeve ndryshme të lëkurës, siç janë ekzema dhe psoriaza. Por kjo varet nga organizmi, sepse çdo organizëm e tret në mënyrë të ndryshme glutenin.
Dhe për pasojë, organizmi që e ka të vështirë ta tresë, e shfaq mbi lëkurë në formën e puçrrave. Këto puçrra shoqërohen me kruajtje, kjo për shkak se sistemi imunitar duke qenë intolerant krijon antitrupa që e stimulojnë.

Megjithatë, kjo është forma më “e lehtë” e shfaqjes, pasi intoleranca ndaj glutenit shkakton edhe probleme me stomakun, lodhje kronike, mungesë përqendrimi, depresion, ankth, deri në vështirësi për ngjizje. Secila prej këtyre alergjive shoqërohet me simptoma specifike.

Exit mobile version