A1 ALBANIA – NEWS

Çifti i njohur i jep fund martesës pas 10 vitesh.

Ata ishin një nga çiftet më simpatike dhe më të dashura në mbarë botën. Bëhet fjalë për këngëtaren Fergie dhe aktorin Josh Duhamel. Ata u bënë bashkë nga viti 2004, u fejuan në 2007 dhe u martuan 2 vjet më vonë. Në 2013 u bënë prindër të një djali, Axl.

Çifti ka konfirmuar ndarjen që prej viti 2017, por ata kanë firmosur divorcin vetëm dy ditë më parë. Këngëtarja është shprehur se e do ende ish bashkëshortin e saj dhe se do të dëshironte të ishte gjithë jetën me të. Ata preferuan ta mbanin hermetike këtë periudhë jo të lehtë në historinë e tyre.

Exit mobile version