Shtimi i një ministri të ri në kabinetin qeveritar ka ndryshuar edhe numrin e karrigeve në pjesën e pas foltores së Kuvendit.
Arben Ahmetaj është ministri i rindërtimit dhe në Kuvend e kishte gjetur karrigen e tij por ishte ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj që mbeti në këmbë.
Duket se administrata e Kuvendit kishte harruar të vendoste një karrige më shumë. Ashtu sikurse shprehu shqetësimin deputeti Myslim Murrizi këto foto tregojnë ministrin Lleshaj që mbetet në këmbë.
Aty ofrohet për ndihmë zv/kryeministri Braçe dhe ministri më në fund ulet në një tjetër karrige dukshëm më e vogël se ajo e kolegëve të tij.