A1 ALBANIA – NEWS

AUTOMJETI PRANË NJË KARBURANTI PËRFSHIHET NGA FLAKËT

Një makinë ka marrë flakë pasditen e sotme në afërsi të një karburanti në qytetin e Lezhës.

Flakët kanë përhapur panik tek kalimtarët dhe banorët e zonës pasi aludohej për një shpërthim të mundshëm të mjetit.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve dhe parandalimin e ndonjë incidenti të mundshëm.

Exit mobile version