A1 ALBANIA – NEWS

Aksident përplasen dy mjete, katër të plagosur.

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Korçë Pogradec pranë Kthesës së Maliqit. Nga informacionet e para mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë e aksidentit janë plagosur katër persona.

Dy prej të cilëve drejtues të mjeteve të cilët janë transportuar për në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave. Ende nuk dihet gjendja e të plagosurve ndërsa mësohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë dhe moti i keq.

Exit mobile version