12.5 C
Tirana

Zvicra jep një mesazh të hidhur për shqiptarët.

VENDI

Prej vitit 2021 autoritetet shqiptare do të mund të marrin informacione bankare për qytetarët shqiptarë në Zvicër, dhe e anasjellta.

Pra Zvicra do të jetë në gjendje që të marrë informacione bankare për qytetarët e saj që kanë llogari në një ose disa banka që operojnë në vendin tonë. Senati zviceran aprovoi kështu këtë javë listën me 18 shtete për shkëmbimin automatik të të dhënave bankare.

Pjesë e kësaj liste me 18 shtete është edhe Shqipëria, i vetmi shtet europian. Senati zviceran ndjek kështu dhomën e përfaqësuesve duke aprovuar listën e re të vendeve që përfshihen në shkëmbimin automatik të informacionit financiar raporton Scan.

Kjo listë e çon në 75 numrin e shteteve me të cilat Zvicra ka këtë lloj marrëdhënie. Janë rreth 3. 1 milionë rastet për të cilat autoritetet zvicerane kanë dhënë informacione bankare deri më tani.

Zvicra është një prej vendeve që konsiderohen si parajsa për të fshehur vlerat monetare, kryesisht ato që janë burim i aktiviteteve të paligjshme, sidomos për zyrtarët e lartë dhe politikanët.

Në këtë kuadër, kjo marrëveshje pritet ti vijë mjaftueshëm në ndihmë drejtësisë shqiptare, duke filluar prej vitit 2021.

- Advertisement -

TE FUNDIT