5.5 C
Tirana

ZOGAJ, RRUGA E NGUSHTË PENALIZON ZHVILLIMIN E TURIZMIT

VENDI

Zogaj është një pike tjetër turistike, mjaft e vizituar nga pushues të huaj pasi ofron bukuri natyrore të shumta dhe pamje piktoreske.

Edhe këtë sezon turistik, të gjithë ato që do të zgjedhin të frektuentojnë këtë zonë do të përballen me rrugën jashtë standarteve

 

Ngushtësia e kësaj rruge shpesh herë është bërë burim aksidentesh dhe gjithashtu ka bërë që banorët ta ndiejne veten të shkeputur nga qyteti i Shkodres per te mos thënë të harruar.

Gjatë vëzhgimit tonë tregohet mjaft qartë se qarkullimi në këtë zonë është mjaft I vështirë për shkak të mungesës së një korsie tjetër dhe sigurisht trotuarit për lëvizjen e sigurtë të qytetarëve.

Zogaj ndonese vetem 7 kilometra larg Shkodres ka si lidhje me pjesen tjeter te qytetit vetem nje rruge krejt te ngushte gjarperuese qe nuk mundeson shkembimin e dy makinave me perjashtim te xhepave te rruges rreze malit, ku drejtuesit e mjeteve duhet te ndalen per ti hapur rruge njeri-tjetrit.

 

Mungesa e investimeve në këtë pikë turistike është një nga problematikat e cila del në pah çdo sezon turistik. Ato të cilët vuajnë më së shumti nga kjo situatë janë banorët e zonës.

Edhe pse disa herë është premtuar se në këtë zonë do të bëhen investime për përmirësimin e infrastrukturës, faktet tregojën se ky vend është lënë në harresë.

Shkurre dhe mbeturina në disa vende janë shoqëruesit e turistëve gjatë lëvizjes në këtë zonë, të cilat zbehin bukuritë natyrore shumë të vlerësuara nga turistët siç janë liqeni i Shkodrës apo mali i Taraboshit.

 

Nuk dihet akoma edhe sa kohë do të vazhdojë kjo gjendje e cila pengon zhvillimin e turizmit në qytetin e Shkodrës dhe rrezikon qytetarët të cilët zgjedhin të kalojnë moment qetësie në këtë zonë.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT