12.5 C
Tirana

Zihen në Facebook, plagoset me pistoletë adoleshenti

VENDI

Një adoleshent u plagos me armë zjarri pasditen e sotme në Durrës.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në qendër të qytetit, tek ‘Mazeoleumi i Dëshmorëve’.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy të rinjve që fillimisht ka nisur në rrjetet sociale.
Pas konfliktit 16-vjecari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar ndaj bashkëmoshatarit të tij. Autori u dorëzua në polici, ndërsa i plagosuri u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT