10.5 C
Tirana

‘Zhduket’ tregu i Zdrales në Shkodër, masa për përgjysmimin e atij në Rus

VENDI

Tregu i Zdrales në Shkodër nga sot ka pushuar së funksionuari pas vendimit të bashkisë për ta mbyllur. Siç duket edhe nga videot, në vendin ku zhvillohej tregu, janë vetëm autoritet, të cilët po kryejnë disa punë të nevojshme për rregullimin e mjedisit.

Tregu do të qëndrojë për dy javë i mbyllur për shkak se Shkodra është qarku më i prekur nga koronavirusi pas Tiranës. Në ditët e mëparshme shpesh herë janë raportuar raste kur në tregun e Zdrales nuk respektohen masat e sigurisë, duke u bërë vatër infeksionesh.

Sakaq po sot janë ndërmarrë masa speciale edhe për tregun në Rus. Ky i fundit është përgjysmuar me qëllim uljen e numrit të personave që e frekuentojnë. Sakaq bashkia e Shkodrës u kërkon të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura, pasi në të kundërt do të gjobiten.

- Advertisement -

TE FUNDIT