13.5 C
Tirana

Zgjedhjet në PS, Rama: Kryetarët të mos merren me futjen e njerëzve në punë! Punësimet politike në administratë i trashëguam nga LSI

VENDI

Kryeministri Edi Rama thotë se zgjedhjet për kryetarët e rinj të Partisë Socialiste janë të rëndësishme në këndvështrimin politik më tepër sesa atë të organizimit të forcës politike.

 

Rama tha se kryetarët e PS duhet të heqin dorë nga angazhimi për punësime politike. Ai tha se Partia Socialiste sot e ka larguar influencën e punësimeve politike nga Policia e Shtetit, Infermierët apo trupa e mësuesve, teksa shtoi se ky fenomen ishte i trashëguar në PS dhe vijoi, për shkak të alenacës me LSI, edhe pasi partia e drejtuar prej tij erdhi në pushtet.

 

Pjesë nga fjala e Ramës:

E startojmë këtë proces me këshillin koordinues të qarkut të Tiranës, edhe për ta shfrytëzuar këtë mundësi për disa fjalë për procesin lidhur me familjen tonë. Është një proces i ri, dhe është e domosdoshme që ne të bëjmë të gjithë përpjekjen që askush të mos ketë ndroje të përfshihet, nëse dëshiron, për shkak të paragjykimit që procesi mund të mos jetë tërësisht i hapur dhe konkurrues.

 

Por nga e thëna në të bërë ka një det të tërë, e vërteta është se kemi pasur në të kaluarën më shumë se një rast ku proceset janë mbyllur dhe kanë deklaruar në riciklimin e të njëjtës gjë, posaçërisht në nivelin e organizatave. Morëm një vendim që ta fillojmë procesin me zgjedhjet e kryetarëvve në 61 bashki dhe pastaj në të gjitha njësitë administrative, për të shkuar më pas në të gjithë ato organizata ku zgjedhjet nuk janë zhvilluar, apo janë zhvilluar pa përmbushur kriteret.

 

Arsyeja themelore sidoqoftë për ta zhvilluar këtë proces nuk është e natyrës organizative, por në radhë të parë e natyrës politike. Për mua është një shqetësim i cili duhet adresuar nga i gjithë lidershipi i partisë në të gjithë territorin, nuk duhet lënë në asnjë mënyrë që kryetarët e partisë të jenë persona të papolitizuar ashtu siç duhet.

 

Persona që edhe për shkak të punës tonë, fokusohen thuajse tërësisht në çështje të natyrës administrative, dhe me çështje të tilla vendin kryesor e zë trajtimi i ankesave të njërit-tjetrit jam në punë, s’jam në punë, kush do futet në punë. Kjo është një çështje që duhet ta adresojmë. Nuk mund ta lëmë këtë inerci të vazhdojë, edhe pse për hir të së vërtetës kemi arritur ta garantojmë qëndrueshmërinë e administratës në një pjesë duke e larguar partinë nga influenca në vendimmarrje.

 

Një influencë që e ka patur absolute kur morëm dhe pasi morëm detyrën. Për shkak të aleatit në koalicion dhe për shkak se duke parë rrushi rrushin piqej. Kemi larguar policinë e Shtetit, mësuesit, infermierët nga influenca e partisë. Dhe patjetër që kemi respektuar më shumë se çdo kush tjetër të gjithë ngrehinën e administratës publike.

- Advertisement -

TE FUNDIT