20.5 C
Tirana

Zgjati 30 sekonda, dalin pamjet nga tërmeti qe goditi disa vende

VENDI

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në orën 23:08 në zonën e Stolacit, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Gjithashtu lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri.

 

Sipas të dhënave të para sizmologjike, tërmeti është ndjerë në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë, Lushnjë, Fier etj.

Sipas EMSC, tërmeti ishte në zonën e Stolacit dhe u ndje në të gjithë BiH dhe gjithë rajonin, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi e Kroacinë.

 

Qytetarët e Sarajevës kanë shkruar në rrjetet sociale se tërmeti ka zgjatur më shumë se 30 sekonda, shkruan media boshnjake radiosarajeva.

 

Po ashtu kjo media ka publikuar edhe një fotografi ku shihen se ka pasur dëme materiale në një rrugë në Bosnje e Hercegovinë.

 

Tërmeti i mbrëmjes së sotme ka rikthyer panikun tek qytetarët shqiptarë, të cilët përjetuan tmerrin e tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019-të.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT