6.5 C
Tirana

Zënkat dhe pajtimet e shpeshta të Getinjos dhe Vivienit kanë nisur të “bezdisin” edhe Stresin!

VENDI

Marrëdhënia e Getinjos dhe Vivien Thanos nuk po komentohet vetëm nga publiku, por edhe nga banorët brenda shtëpisë së “BBVK”. Kohët e fundit dyshja janë zënë dhe pajtuar me njëri-tjetrin plot herë.

Pas disa debateve të fuqishme një ditë më parë, mbrëmë ata u panë duke u puthur teksa kërcenin. Këtë mëngjes në lidhje me këto zënkat dhe pajtime të shpeshta të tyre ka dhënë mendimin e tij edhe Stresi.

Reperi ka qenë duke biseduar me Andi Artanin teksa është shprehur se sipas tij Vivi është bërë si një top futbolli në lidhje me Getinjon.

Duke e thënë këtë ai iu referua herëve të cilat ish-konkurrentja e “Love Story-t” largohej nga shtrati i reperit pas një zënke për t’u rikthyer sërish pasi bënin paqe.

Ndër të tjera Stresi u shpreh se në lidhje me këtë do të flas edhe me protagonistët edhe në “Prime-n” e sotëm nëse i jepet fjala.

Ditën e djeshme kujtojmë që Getinjo dhe Vivien u zunë me njëri-tjetrin, duke mos lënë gjë pa thënë. Getinjo nga njëra anë u shpreh se nuk ndihet njejtë me Vivin dhe se ajo e ka lënduar.

Ndërsa Vivien e akuzoi se gjithë kohës rri me turinj dhe se ajo ka bërë më shumë në marrëdhënien e tyre.
Pjesë nga debati:

Getinjo: “Je shumë fake. Më ke thyer. Në raportin mashkull femër e di që mashkulli është gjithmonë fajtor. Por në këtë rast kam dëshmitar.”

Vivien: “Nuk ta lejoj të më shkelësh. Se kam respekt për vetën time. Se je ti nervoz të gjithë jemi nervoz. Gjithmonë të kam ardhur me të mira. Një fjalë me të thënë ti kthehesh e rrotullohesh.”

- Advertisement -

TE FUNDIT