8.5 C
Tirana

ZDF në të njëjtën linjë me Bild: “Jeta e përditshme po bëhet më e vështirë për shqiptarët”

VENDI

Situata në Shqipëri po gjen hapësirë të veçantë në mediat gjermane. Veç gazetës Bild, edhe televizioni publik gjerman, ZDF e shikon me shqetësim gjendjen që po kalon vendi. Në një reportazh me titull: “Jeta e përditshme po bëhet më e vështirë për shqiptarët”, gazetari Markus Schaller duke komentuar protestën e 11 majit shkruan se opozita po shfrytëzon pakënaqësinë e popullatës për të rrezuar qeverinë socialiste”.

Pjesë e kronikës së ZFD-së është edhe pedagogu i gjermanishtes në Universitetin e Tiranës, Martin Mato. Teksa flet për vendimin e opozitës për djegien e mandateve për shkak të deformimit të rezultatit të zgjedhjeve te 2017-ës, ai thekson se të gjithë e dinë që në Shqipëri vidhen votat.

“Gjithkush e di se në vend ka korrupsion. Ka pasur edhe vjedhje votash nga të gjitha palët, por OSBE vetëm ka ‘mbajtur zi’ për vite me radhë. Shqipëria është një demokraci tipike ballkanike, por jo e krahasueshme me një diktaturë. Rruga drejt Evropës është ende e gjatë”, deklaron Mato, duke shtuar:

“Është gjithnjë e më e vështirë për njerëzit që të financojnë jetën e tyre të përditshme. Shërbimet spitalore janë bërë edhe më të shtrenjta – shumë njerëz thjesht nuk mund t’i përballojnë ato. Në Shqipëri ka punë, por njerëzit janë të keq-paguar”, nenvizon ai.

Televizioni thekson se ekziston frika se protesta mund të përshkallëzohet nëse mazhoranca nuk ofron një zgjidhje, pasi opozita duket e palëkundur në aksionin e saj. /ZDF/

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT