13.5 C
Tirana

Zbulohen pikët e jurisë, ja kush i preu rrugën në Eurovision Elvanës.

VENDI

Dy kandidatet më të forta për çmimin e madh por edhe që patën një mbështetje të madhe nga publiku ishin Arilena Ara dhe Elvana Gjata. Fituese u shpall Arilena Ara por ky ishte një zhgënjim për Elvana Gjatën dhe shumë ndjekës të festivalit të cilët shijuan me emocion performancën e jashtëzakonshme të këngëtares.

Elvana Gjata u përfaqësua nga një këngë mjaft ritmike të cilën e shoqëroi me një kërcim të koordinuar mirë në skenë por që në fund juria vendosi të çojë në skenën e madhe të Eurosong Arilena Arën. Edhe kjo e fundit me një vokacion mbresëlënës por që vendi ynë mbeti sërish në rrjedhën e baladave.

Ajo që bie në sy është fakti se të tre anëtarët e huaj kanë vlerësuar me pikë maksimale Elvana Gjatën. Anëtarja shqiptare Rita Petro i ka dhënë 8 pikë Elvanës dhe ajo që ka vulosur fatin e saj në këtë edicion ka qenë Mikaela Minga e cila i ka dhënë vetëm 2 pikë. Diferenca mes Elvanës dhe Arilenës është vetëm tre pikë.

- Advertisement -

TE FUNDIT