17.5 C
Tirana

Zanati që po zhduket në Shkodër/ Kanë mbetur dy ustallarët e fundit, të rinjtë janë larguar

VENDI

Shaban Piranaj dhe Shyqyri Garuci janë këpucarët më të vjetër në qytetin e Shkodrës. Shabani e ka nisur këtë punë që në vitin 1968 dhe në 1978 ju bashkua dhe Shyqyriu. Pjesën më të madhe të riparimeve e bëjnë në mënyrë artizanale.

“Kam nisur që në 1963 punë. Çdo ditë e hapim dyqanin 8:00 me 19.30. Kur dikush kërkon këpucar ne të gjithë Shkodrën se do luanit kalceto. I tha dikush shko në Parucë se kërko Shabanin” është shprehur ai.

“Që në 1978 punojnë ķëtu Shabani më ka marrë kur isha më pantallona të shkurta. Kam që 14 vjeç e gjysmë kur kam hy në këtë zanat. Që nga ajo kohë kam ec në frymën e tyre”, thotë Shyqyri Garuci.

Prej vitesh Shabani ka qepur dhe këpucët e sportistëve të qytetit. Muret e dyqanit i kanë mbushur të gjitha me postera të futbollistëve të disa dekadave.

“Kam qenë këpucari i futbollistëve. Kam shkuar më ta kudo madje kam paguar dhe hotelet vetë. Jam krenar kur vijnë sportistat me rregullo këpucët ju rri gati madje pa pare ja u rregulloj si unë si ky. I duam fort. Pardje më erdhi Hoxha me një tjetër. I dhashë karamele dhe i thashë luftoni për Shkodër locen, rrëfen”, ka thënë ai.

Shabani dhe Shyqi, duaratët që nuk ju është shterur pasioni për të qepur apo riparuar me finesë këpucë e banorëve të Shkodrës kanë një dyqan të vogël në lagjen Parucë.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT