17.5 C
Tirana

Vogëlushja nga Miloti thirrje Ramës: Ju lutem kryeministër…

VENDI

Unë nuk mund të flej më te kjo çadër ju lutem kryeministër mundeni që të bini një çadër dimri. Kjo është thirrja ulëritëse e kësaj vajze të vogël që natën e ka kaluar në një çadër aspak të përshtatshme.

Ajo dhe 7 anëtarët e familjes së saj prej ditësh nuk hyjnë më në banesë pasi tërmeti ua ka dëmtuar shumë. Shiu ju ka hyrë brenda në çadër dhe vajza tregon se është zgjuar e lagur.

Është shumë vështirë dhe shumë ftohtë për të fjetur. Shiu ka hyrë i gjithë brenda batanijet janë laguar. Edhe unë jam largur. Jo vetëm në Milot por dhe në Fushë Mamurras situata është e ngjashme.

Është e dhimbshme kur sheh se si Asllan Sala për krevat ka improvizuar disa dëngje me kashtë. Kam kërkuar çadër tjetër për familjen time smë kanë sjellë. Kam marrë dy herë pako.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT