12.5 C
Tirana

Vllaznia U-19 mund Tiranën brenda në fushën e saj. Kuqeblutë fitojnë 4-3

VENDI

Sukseset e ekipit U-19 të Akademisë Vllaznia. Pas fitores së Kupës tre ditë më parë në Elbasan, sot ky ekip ka fituar edhe ndeshjen e rradhës në kampionat.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani ka fituar me rezultatin 4-3 ndaj Tiranës në ndeshjen e luajtur në kryeqytet.
Rezultati është zhbllokuar që në minutën e 6-të teksa mesfushori Emrah Fikaj ka dërguar topin në rrjetën e portës kundërshtare.
Por avantazhi nuk ka zgjatur shumë sepse Hekuri do të barazonte në ’10 për Tiranën.
Megjithatë kuqeblutë nuk hoqën dorë kollaj nga pretendimet e tyre për ta fituar këtë ndeshje dhe Ildi Gruda në ’18 do të shënonte dhe golin e dytë për ta.
Ndërkohëë në minutën e fundit të pjesës së parë Vllaznia do të shënonte edhe golin e tretë me anë të mesfushorit Eridon Qardaku duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 3-1 në favor të kuqebluve të trajnerit Zmijani.
Ndërkohë në pjesën e dytë, në minutën e 70-të Fikaj do të shënonte dhe golin e katërt për ekipin e tij duke e bërë fitoren thuajse të sigurtë.
Në minutat shtesë Selenica ka shënuar edhe golin e dytë për ekipin e Tiranës, madje edhe nje te trete me ane te Dervishit ne ’93 por që nuk kane mjaftuar asgjë sepse shkodranët kanë fituar krejt ndeshjen me rezultatin 4-3.
© shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT