11.5 C
Tirana

Vllaznia mund Tiranën në frymën e fundit

VENDI

Basketboll Vllaznia – Tirana. 30 sekonda nga fundi, Tirana ishte në avantazh në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës ndaj Vllaznisë, por në fund u përmbys gjithçka me rezultatin e mbyllur 78-77 në favor të vendasve.

Në aksionin e fundit në ndeshjen e basketbollit, kuqeblutë arritën të shënojnë një kosh me vlerën e dy pikëve, duke arritur triumfin në këtë takim, në pallatin e sportit, i cili ishte i tejmbushur.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Vllazninë, e cila ishte mjaft e rëndësishme në prag të debutimit në Ligën Ballkanike të martën e ardhshme.

- Advertisement -

TE FUNDIT