12.5 C
Tirana

Vllaznia mund 2-1 Kukësin, rikthehen shpresat e mbijetesës

VENDI

Rikthehen shpresat e Vllaznise per qendrimin ne Superlige. Ajo ka fituar pasditen e se shtunes 2-1 ndaj Kukesit duke bere qe gara te rihapet pas humbjes se Kamzes ndaj Laçit.
Java e fundit e kampionatit kesisoj do te percaktoje çdo gje ne lidhje me qendrimin apo jo te kuqebluve ne kategori.
Vllaznia nuk e nisi mire ndeshjen dhe ne minuten e 32-te ka qene Balde ai qe ka shenuar per Kukesin duke e kaluar ne avantazh.
Por ne minutat e fundit te pjeses se pare, ndonese Sukaj humbi edhe nje 11-metersh, shkodranet kane shenuar dy gola me ane te Çinarit dhe Kalajes.
Ne pjesen e dyte nderkohet rastet nuk kane munguar por nuk ka patur gola te tjere. Nuk kane munguar rastet, madje edhe shtyllat por topi nuk ka perfunduar me ne rrjete.
Perfundimisht 2-1 per Vllaznine e cila rikthehet te kete shpresa per qendrimin ne Superlige.
Percaktuese tashme do te jete sfida e saj ne Korçe me Skendebeun dhe mbi te gjitha ndeshja e Partizanit ndaj Kamzes.

- Advertisement -

TE FUNDIT