13.5 C
Tirana

Vjen reagimi nga Amerika për Berishën: Ja ku i gjetëm provat për të, i dimë të gjitha u pasurua mbi kurrizin e shqiptarëve

VENDI

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një përgjigje për gazetën SOT, ata kanë sqaruar se mbi çfarë bazash e kanë marrë vendimin për të mos lejuar hyrjen në SHBA të ish-kryeministrit.

Në mënyrë të habitshme, në reagimin e tyre për gazetën SOT, thuhet se ata e kanë marrë vendimin bazuar te raportimet e mediave, nga Organizatat Joqeveritare dhe nga vetë qeveria e Edi Ramës.

“Ko rrupsioni i Berishës është raportuar gjerësisht në raportimin lokal, rajonal dhe ndërkombëtar të OJQ-ve dhe shtypit, si dhe në he timet që lidhen me përpjekjet e qeverisë antikor rupsion të qeverisë shqiptare.

Ai është i njohur gjerësisht që ka përdorur fuqinë e tij për përfitimet e tij, për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.

Për më tepër, retorika e tij, kur veprimtaritë e tij të raportuara janë vënë nën hetim ose vëzhgim, ka treguar se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura,

përpjekjeve antikor rupsion dhe llogaridhënies. Veprimet kor ruptive të Berishës vazhdojnë të bëjnë jehonë edhe sot në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin”, shprehet DASH.

- Advertisement -

TE FUNDIT