Një gazetar i prestigjiozes “The Guardian”Shaun Walker, ka viztuar shtëpinë e ish- diktatorit Enver Hoxha, ku përveç që ka mbetur i mahnitur me komoditetin që kishte Hoxha, ka thënë se ishte e edhe frikshme gjithashtu.
“Sot kam bërë një vizitë në vilën e Enver Hoxhës në Tiranë, ku diktatori ka jetuar nga viti 1975 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Vend i mrekullueshëm, edhe pse i frikshëm për tu vizituar. Është e mbyllur për publikun dhe shumë më tepër se sa ishte, kur ai vdiq”, shkruan gazetari i “The Guardian”.
Zonat e jetesës janë mjaft funksionale, të bëra me më të mirën që Shqipëria kishte për të ofruar në aspektin e mobiljeve dhe aksesorëve.
Edhe pse shqiptarët nuk kishin qasje në literaturën e jashtme, Hoxha pëlqente libra dhe kishte një shpërndarje vjetore të librave francezë nga Parisi. Libraria kudo. Shumë prej tyre ishin tezat e tij ose literatura të tjera marksiste.
Në katin e poshtëm kishte një pishinë dhe një hyrje në një tunel që çonte në një bunker për Hanoin paranojak që ikte nëse ishte e nevojshme.