Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë rastin e një qytetareje të cilës i janë zhvatur 72 milionë lekë nga një person që e ka mashtruar se kishte një lidhje intime me të, por në fund rezultoi i martuar.
“Stop” ka siguruar pamjet filmike ku qytetari Genci Çiçi pranon se ka për t’i dhënë paratë Irenës por thotë, se është në momente të vështira tani, ndaj do ia japë më vonë.