19.5 C
Tirana

VIDEO/ Vajza po varej në dritare, “heroi” ngjitet në katin e 7-të dhe shpëton 3-vjeçaren

VENDI

Ky është momenti kur një hero në Kazikistan ngjitet në pjesën e jashtme të dritares së një pallati për të shpëtuar një vajzë të vogël.

 

Sabit Shontakbaev, 37 vjeç, ishte duke shkuar për në punë, kur pa një turmë njerëzish poshtë pallatit që shikonin 3-vjeçaren teksa varej në dritare.

 

Nëna e saj kishte shkuar në pazar dhe e kishte lënë fëmijën vetëm, kur vajza ka mbledhur lodrat dhe jastëkët e saj dhe është ngjitur në dritare.

 

Sabiti, baba i katër fëmijëve, u ngjit menjëherë në pallat. Ai u ngjit në katin e shtatë, hipi mbi dritare dhe arriti të shpëtonte vajzën e vogël, që mund të kishte një fund tragjik.

 

 

- Advertisement -

TE FUNDIT