11.5 C
Tirana

Video/ Ulërimat e familjarëve pranë makinës, dalin pamjet e para të shpërthimit

VENDI

Kanë dalë tashmë edhe pamjet e para, pas shpërthimit të ndodhur në qytetin e Fierit mbrëmjen e së shtunës.
Në videon e News 24, shihen dhjetëra qytetarë të mbledhur pranë makinës në përpjekje për ta hapur atë, ndërsa dëgjohen thirrje dhe ulërima që besohet se janë nga familjarët e personit që ndodhej në makine.
Automjeti tip “Mercedes” AA270IV ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie eksploziv, ndërkohë që drejtuesi i makinës ndodhej brenda saj.
Nga ky shpërthim ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rënda, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti.
Policia ka vendosur permiterin e sigurisë në zonë dhe po punon për zbardhjen e saj.
 

- Advertisement -

TE FUNDIT