17.5 C
Tirana

VIDEO/ Makina përfundon në 15 m në humnerë, shoferi shpëton mrekullisht, bërtet me të madhe pasi doli gjallë: Zoti më shpëtoi se isha në

VENDI

Mrekullitë ekzistojnë dhe një prej tyre e ka përjetuar edhe një prej shoferëve në Poliçan. Teksa kthehej nga Mali i Tomorrit, ku kishte shkuar një natë më parë për t’u bërë pjesë e pelegrinazhit të shenjtë, Roland Memetllari ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në një humnerë 15 m.

 

Ndonëse makina është rrokullisur disa herë, ai ka dalë gjallë nga aty dhe më pas ka bërtitur me të madhe: “Zoti më shpëtoi se isha në Teqenë e Abaz Aliut”.

 

Ngjarja ndodhi në fshatin Fushë-Peshtan në Poliçan rreth orën 19:45 të mbrëmjes së sotme, ku Memetllari banues në Patos të Fierit, po drejtonte makinën Benz Fuoristradë, me targa AA 029 CS teksa u përfshi në aksident rrugor, por që fatmirësisht nuk rezultoi me një fund tragjik.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT