13.5 C
Tirana

“Vetëm në mos më ardhsh në dorë”, motra e Ilvi Metës akuza të forta: Një polic e kishte inat, rrobat e vëllait s’na i dhanë, nuk kishte veshur tuta siç thanë

VENDI

Motra e 32-vjeçarit Ilvi Meta ka thënë për “Top Story” se vëllain pak kohë më parë një oficer policie e kishte kërcënuar.

 

Ai ka treguar se pak kohë më parë ishte arrestuar vëllai për një armë lodër dhe se polici i kishte thënë “këtë herë shpëtove, por vetëm mos më rënç në dorë”.

 

Madje ajo ka thënë se është thënë se ai është vetvarur me lidhësen e tutave, teksa ajo ka thënë se viktima kishte të veshur xhinsa.

 

Motra e të ndjerit ka thënë se policia nuk i ka dhënë mbrapsht rrobat e viktimës.

 

“U kap me armë lodre dhe e mbajtën disa orë. E kishte inat një polici dhe e kishte kërcënuar duke i thënë “këtë herë shpëtove, por vetëm mos ardhsh në dorë. Gjatë këtyre dy viteve nuk ka bërë asgjë. Rrobat e vellait nuk na i kane dhene pas, asgje. Nuk ishte i veshur me tuta” tha ajo.

- Advertisement -

TE FUNDIT