8.5 C
Tirana

Vendimi për shkarkimin e Metës/ Kuvendi mbledh sot konferencën e kryetarëve

VENDI

Pas vendimit të marrë dje për nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, PS mbledh sot konferencën e kryetarëve. Mësohet se mbledhja do të nisë rreth orës 09:00. Mësohet se në mbledhje do diskutohet mbi vendimin e ditës së djeshme për shkarkimin e kreut të shtetit.

 

Vetëm një orë pasi presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për anulimin e zgjedhjeve PS vendosi në mbledhjen e kryesisë se do të nisë menjëherë procedurat për shkarkimin e tij.

 

PS kërkoi mocion për debat ditën e enjte, për të miratuar rezolutën për shkarkimin e Metës. Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

 

Ndërsa sot Konferenca e Kryetarëve do të vendosë datën e mocionit dhe kohën e debatit.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT