13.5 C
Tirana

Vëllai i Silva Turdiut përgjigje Nexhmije Hoxhës: E prishe fejesën nga…

VENDI

Pas publikimit të librit ka reaguar edhe vëllai i Silva Turdiut. Përmes një statusi ai shprehet se ishte pikërisht Nexhmija ajo që për shkak të xhelozisë nxiti Enverin që të detyronte Mehmet Shehun të prishte fejesën e të birit.

Në një tjetër status të ditës së djeshme Turdiu thotë se Nexhmije Hoxha duhet të ishte dënuar ashtu si Çausheskët në Rumani. Ja reagimi i plote i Parid Turdiut.

Nexhi paska shkruar një libër të ri i ka ngelur gozhdë fejesa e Silvës por gozhdë floriri se Nexhi shet libra dhe bën lekë me historinë ku Enveri dhe ajo ishin xhelatët kurse vik timat janë njerëz të tjerë.

Mos duhet hedhur në gjyq për tia marrë lekët? Enveri dhe Mehmeti kanë kryer kri me kundër njerëzimit si shumë fyhrerë presidentë sulltanë e pashallarë të botës në popujt e vet dhe të huaj.

Erdhi koha e lartësimit të të drejtave të njeriut dhe mirë bëri Kaceli që fitoi gjyqin për ta hequr emrin e Mehmetit nga një rrugë në Mallakastër se ka vrarë e persekutuar njerëz të pafajshëm.

Por shqiptarçe Mehmeti ishte burrë më i mirë se Enveri i cili tradhtonte shokët e vet dhe vriste familjet e tyre. Enveri fillimisht nuk ishte kundër asaj fejese. Ia futi xixat Nexhmija.

Më ka treguar Silva që atë ditë se Nexhmija mblidhte buzët. Xhelozia e dibranes ia bëri gropën shoqes së vet të ngushtë dhe fëmijëve të saj. Unë isha i ri dhe nuk e kuptoja por e kam menduar më vonë çfarë opsionesh kishte babai im për ta kundërshtuar atë fejesë

Çfarë opsionesh ka Irani para USA? Në kuadrin e nuancave të historisë me atë fejesë Mehmeti tregoi se donte ta mbyllte luftën e klasave. Ai që desh të ruante shtypjen e shqiptarëve nga shqiptarët përçarjen urrejtjen ishte Enveri.

Por më kot se regjimi çnjerëzor implodoi pas pak vjetësh. Vik timat u sakrifikuan kot jeta dhe bota janë të vështira. Një popull i vogël europian duhet të jetë i bashkuar me drejtësi e solidaritet.

- Advertisement -

TE FUNDIT