17.5 C
Tirana

VELIPOJË, “GODINA E SHËMTUAR”, ISH-HOTELI I OFICERAVE TASHMË NJË RRËNOJË “PUBLIKE”

VENDI

Sezoni veror pritet që të nis së shpejti edhe pse nga ana e bashkis së Shkodrës akoma nuk ka një datë fikse. Por të gjitha bizneset në plazhin e Velipojës kanë nisur nga puna për të bërë pëgatitjet e nevojshme në bare, restorante e hotele për të pritur pushuesit.

Por ajo çka bie në sy në qendër të Velipojës është pikërisht kjo godinë ku është e dkushme që për shumë vite me rradhë nuk është vënë dorë. Godina në fjalë është i njohur si hoteli i oficerave edhe pse rezulton në inventarin e Ministrisë së Mbrojtjes pasi vite më parë është përdorur nga oficerët ushtarak për të kaluar pushimet.

Edhe pse me një vend-ndodhje mjaft të lakmuar kjo godinë e shkatërruar plotësisht që prish jo pak imazhin e bizneseve dhe hoteleve për rreth duket se do të vijojë të mbetet thjeshtë një gërmallë edhe për në vitet në vijim. Ndërtesa është ndër të parat që janë ndërtuar në Velipojë rreth 50 vite më parë por në vitin 1997 ajo është brakstisur dhe askush nuk është kujtuar për të duke e lënë në degradim total edhe pse ndërtesë shtetërore.

Në brendësi ka hapsirë e cila mund të akomodojë brenda saj rreth 60 familje për pushime verore. Ministria e Mbrojtjes që nga 97 asnjëherë nuk është interesuar për fatin e këtij hoteli që ti jepej një zgjidhje që të përdorej masivisht nga pushuesit e ndryshëm apo tu lihej në dispozicion për ushtarakët e qarkut të Shkodrës për të kaluar pushimet.

Pavarësisht “urdhërit të kryeministrit” i cili u shpreh një ditë më parë se nuk do të lejohen më shfrytëzimi i ndërtimeve pa leje duke nisur nga Velipoja në Kasmil por për këto ndërtesa shtetërore çfarë komenti mund të ketë…?

Natyrisht që në lidhje më këtë godinë do duhej që mënjëherë të merreshin masa për rikonstruksionin dhe rikithimin e saj në funksion por se kur mund të ndodh apo se a do të ndodh ndonjëherë… kjo është e vështirë të thuhet.

- Advertisement -

TE FUNDIT