21.5 C
Tirana

Veliaj nuk zbaton urdhrin e Ramës, ja si justifikohet.

VENDI

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur mbrëmjen e sotme për urdhrin e kryeministrit Edi Rama, që Veliaj të zgjohej në orën 4 e 30 të mëngjesit dhe të lyente shkallët e pallatit, të cilat ishin shkarravitur.

Teksa ishte i ftuar në emisionin Shiko Kush Luan, Veliaj nuk kishte si ti shmangej pyetjes së fëmijëve për lyerjen e murit, gjatë një loje. A e lyeve murin që të tha xhaxhi Edi e pyeti një fëmijë, ndërsa Veliaj tregoi se në fakt nuk e ka bërë këtë gjë.

Në fakt xhaxhi Edi po ai thonte atij djalit që është administrator, i cili jo vetëm i ziu që e lyu murin, por e lyu jo në 4 të mëngjesit, por menjëherë sapo mbaruam muhabetin aty, tha ai. Por në fakt kjo nuk është e vërtetë pasi kreu i qeverisë urdhëroi publikisht Veliajn të lyente murin vetë ai personalisht.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT