Një spikere argjentinase bëri një gafë teksa jepte lajmet, duke ngatërruar autorin William Shakespeare me njeriun e parë që mori vaksinën Pfizer në Angli.
Në fakt, emri i 81-vjeçarit, i cili vdiq në një spital në Angli në fillim të kësaj jave, ishte William “Bill” Shakespeare. Ndërsa Shakespeare, shkrimtari, ka vdekur që në vitin 1616.