12.5 C
Tirana

Vdekja e Ilvi Metës në komisariat, 3 policët lihen në burg për shpërdorim detyre

VENDI

Gjykata e Kavajës ka lënë burg 3 efektivët e komisariatit të Kavajës, Petrit Berhamaj, Bexhet Berberi dhe Rushit Kola pas vdekjes së Ilvi Metës.

Tre efektivët, Bexhet Berberin, me detyrë inspektor, Rushit Kola, me detyrë inspektor dhe Petrit Brahimaj, me detyrë nënkomisar akuzohen për shpërdorim detyre pasi nuk kanë kryer kontrollet e duhura ndaj të riut i cili është arrestuar.

Sipas ekspertizës, Ilvi Meta ka vrarë veten me lidhën e kapuçit që kishte veshur ndërsa efektivët e Kavajës duhet të ishin siguruar që i arrestuari të mos mbante asnjë send që mund t’i bënte dëm vetes.

Ndërkohë familjarët e Ilvi Metës akuzojnë policinë për vrasjen e të riut pasi sipas tyre ai është torturuar e dhunuar deri sa ka humbur jetën.

- Advertisement -

TE FUNDIT