3.5 C
Tirana

Vdekja e 31-vjeçarit në komisariatin e Kavajës, kamerat e sigurisë filmuan hyrje-daljet në qelinë e Ilvi Metës

VENDI

Vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë që u shënua ditën e djeshme në Komisariatin e Kavajës, ku dyshohet se u vetvra 31-vjeçari, Ilvi Meta.

 

Bëhet me dije se Prokuroria e Kavajës vijon hetimet, ndërsa janë marrë për bazë edhe akuzat e familjarëve të cilët hodhën akuza se djali i tyre është vrarë dhe nuk është vetvrarë.

 

Mësohet se në ambientet, ku u gjet i pajetë Ilvi Meta ka pasur kamera, Prokuroria ka sekuestruar kamerat dhe do të hetojë të gjitha hyrjet e daljet që janë bërë në qelinë e 31-vjeçarit, për të zbardhur edhe ngjarjen se çfarë ndodhi në qeli.

 

Ilvi Meta ishte akuzuar ditën e djeshme për vjedhje, ndërsa edhe më parë ka qenë i dënuar për këtë vepër. Nga viti 2010 deri në 2012 Meta ka qenë i dënuar 3 herë për vjedhje të ndryshme.

- Advertisement -

TE FUNDIT