14.5 C
Tirana

Vajza e vogël mbush 10 vite, Arjola Demiri i organizon festën përrallore

VENDI

Sot në familjen e aktores, Arjola Demiri është një ditë e veçantë. Vajza e saj e vogël, Alesia ka ditëlindjen dhe mbush 10 vjeç. Padyshim, nuk kishte se si mami Arjola të mos i organizonte një festë si në përralla, ku Alesia ishte një kukull Barbie.

 

Aktorja ka ndarë disa foto nga festa, ku nuk ka munguar as vajza e madhe, Helga dhe i ka shoqëruar me një urim shumë të ndjerë.

 

“Me ke lumturuar qe diten kur mi mbushe krahet plot, e syte rane thellesisht ne dashuri me kte bebe, e shpirti im ndjeu paqe e u mbush plot.
Te falenderoj qe ma ke sheruar shpirtin.
Te falenderoj qe me ke dhuruar buzeqeshje.
Te falenderoj qe ke qene dhe je femija perfekt .
ZOTI te dashte bija ime …..”, ka shkruar Arjola krahas fotove të bukura.

 

Kujtojmë që gjatë lojës së “Big Brother VIP”, aktores iu dhurua një shtëpi, ku të ketë mundësi të jetojë me tre fëmijët e saj.

- Advertisement -

TE FUNDIT