10.5 C
Tirana

Ura e Telit në Drisht, fëmijët rrezikojnë jetën për të kaluar.

VENDI

Për qindra banorë të fshatit Drisht dhe fshatrave të tjerë të njësisë administrative Postribë në rrethin e Shkodrës dërgimi i fëmijëve në shkollë dhe kryerja e punëve të përditshme është një sfidë më vete.

Pasi duhet të kalojnë në një urë me tela e cila edhe emrin e ka të tillë Ura e Telit. Kemi shumë frikë kur kalojmë këtë urë eshtë shumë e rre zikshme sidomos në dimër thonë fëmijët.

Madje nuk kanë munguar as raste kur nga ura kanë rënë apo rrëshqitur fëmijë për shkak të hapësirave që krijohen nga thyerja dhe kalbja e dërrasave.

Autoritetet lokale edhe pse e pranuan problematikën e urës nuk pranuan që të flasin përpara kameras dhe as të japin ndonjë afat se kur mund të bëhet ndërhyrja për riparimin apo ndërtimin e një ure të re për fshatin Drisht.

- Advertisement -

TE FUNDIT