10.5 C
Tirana

Unikkatil mund të vijë me këngë të re këtë javë

VENDI

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Unikkatil ka bërë të ditur se do të vijë me një realizim të ri muzikor gjatë javës që vjen.

Ai e ka publikuar një fotografi të përbashkët me vëllanë e tij, Mentor Palokaj, i njohur me nofkën Tee.

Viktor Palokaj ka thënë se e ka pyetur vëllanë e tij se çfarë donte për ditëlindje, ndërsa ai ia ka kërkuar një këngë në javën që vjen dhe disa të tjera para verës.

Ndërsa Rebeli ka thënë se para verës do të vijë gjithqysh me këngë të re, porse do të provojë edhe gjatë javës.

Unikkatil nuk sjell shpesh materiale të reja muzikore, mirëpo fansat e tij janë vazhdimisht në kërkim të këngëve të reja nga ai.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT