8.5 C
Tirana

“Unë do jap dorëheqjen, jepe edhe ti”, propozimi që sipas gazetarit do i bëjë Meta–Ramës

VENDI

“Unë po e jap dorëheqjen jepe edhe ti. Se erdhëm bashkë në pushtet ikim të dy bashkë”, ky do jetë propozimi për Edi Ramë nga presidenti Ilir Meta, sipas gazetarit Artur Zheji.

Në studion e RTV Ora, Zheji e bëri këtë deklaratë përballë Sonila Meços dhe Beti Njuma, ndërsa shtoi se kjo do jetë ftesa më interesante e politikës shqiptare.

“Meta thotë që unë jam gati ta vë mandatin tim në tavolinë, por në fakt se kush do ja thotë që vëre këtë nuk na e ka thënë akoma. Në momentin që nuk do të ketë natyrë provokative, por thjeshtë gazetareske, por do jetë me impostim politik, Meta do ta vërë mandatin e presidentit në tavolinën e çdo lloj bisedimi që ka si qëllim zgjidhjen e krizës dhe këtë e kam nga informacione të mijat. Kjo nuk është e dyshimtë sepse e ka bërë edhe më parë, 2 apo 3 herë dhe kjo do të thotë që po piqet momenti që mandati i Presidentit të vihet në tyrezë, por me reciprocitet. Unë mendoj se nëse Meta do ta bëjë këtë, do ti thotë Ramës: Unë po e jap dorëheqjen jepe edhe ti. Se erdhëm bashkë në pushtet ikim të dy bashkë. Kjo do jetë me siguri ftesa më interesante e politikës shqiptare”, tha Zheji.

Kujtojmë që presidenti Meta deklaroi dje se është gati të rishikojë dekretin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, duke shtuar se është i gatshëm të dorëzojë mandatin e Presidentit për të zgjidhur krizën politike.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT