5.5 C
Tirana

Ulqinaku: Të tregojmë sot se Shqipëria nuk qeveriset duke vjedhur vota

VENDI

Ish-deputetja demokrate e Shkodrës, Izmira Ulqinaku i ka bërë thirrje të gjithë të rinjve, studentëve dhe shkodranëve që jetojnë në Tiranë, të bashkohen me protestën e madhe të Opozitës që do të mbahet këtë pasdite në orën 18.30.

Në një postim në “Facebook”, Ulqinaku shkruan se duhet të tregojmë se ky vend nuk mund të qeveriset duke vjedhur votat.

“Shkodranët nuk kanë zhgënjyer kurrë, ata me energjinë e tyre, kanë mbajtur lart zërin e aksionit opozitar.
Ftoj të gjithë të rinjtë, studentët dhe shkodranët që jetojnë në Tiranë të bëhen pjesë e protestës së ditës së sotme në ora 18:30, para Kryeministrisë së krimit.
Duhet të tregojmë se ky vend nuk mund të qeveriset duke vjedhur votat, degraduar institucionet dhe duke varfëruar shqiptarët. #ramaik #ShqiperiaSiEuropa”, shkruan ish-deputetja e PD.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT