19.5 C
Tirana

Ulen sërish rastet me COVID/ 6 pacientë në spital. ja sa të infektuar në 24 orët e fundit

VENDI

Vendi ynë ka shënuar sërish ulje të rasteve me COVID edhe këtë të martë, ku në 24 orët e fundit janë infektuar 14 qytetarë.

 

Nga 502 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 11 qytetarë në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Patos, Gramsh.

 

Janë 356 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

 

Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,339 që nga fillimi i epidemisë.

 

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. Të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, këshillon ministria.

- Advertisement -

TE FUNDIT