12.5 C
Tirana

Udhëtoi drejt Dubait, zbulon “padashur” në hotel djalin që e shoqëron

VENDI

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni ka udhëtuar së fundmi drejt Dubait. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të postimeve të shumta në rrjete sociale.

 

E dini kush po e shoqëron Tean në këtë udhëtim? “Miku” i saj, Geraldi. Ish-konkurrentja ka publikuar video pranë tij në Instastory, duke bërë që aludimet e ndjekësve të lindin sërish.

 

Ajo ka ndarë dhe një video nga dhoma e gjumit me Geraldin. Kujtojmë se pak kohë më parë në rrjet u tha se Tea ka nisur një lidhje me djalin në fjalë, por ajo e mohoi duke thënë se Geraldi është një mik i saj i vjetër.

 

Përgjatë kohëve të fundit dyshja janë shfaqur kudo bashkë, duke i bërë të gjithë të dyshojnë për diçka më shumë.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT