12.5 C
Tirana

Udhëtimi surprizë i çiftit “Makinën plot, bukë me vete dhe u nisëm për Paris”

VENDI

Bardh dhe Lili Vrapi në emisionin “Jeto me Orën” në RTV treguan se kush ishin surprizat që i kanë bërë njëri tjetrit.

 

Bardhi tah se e ka surprizuar Lilin me një udhëtim në paris për ditëlindjen e saj.

 

Bardh: E pyeta Lilin se çfarë kërkon. Tha “Sa qejf kisha të shkoj në Paris”, shkova në punë i thash pronarit ke mundësi të më japësh 3 ditë pushim dhe më dha. Vij në shtëpi dhe i them do ikim në Paris. “Ti po tallesh me mua” më tha.

 

Makinën plotë, bukë me vete dhe ata u nisën për Paris.

 

Bardhi: Nga këtu është 900 kilometër. E mbushëm makinën plot, bukë me vete. Kemi ikur në Paris. U nisëm në 2 pasdite kemi vajtur në 12 të natës në Paris.

Lili: Ishte një nga surprizat më të bukura.

 

Sakaq bardhi tregon se surpriza më e bukur që ka marrë është djali i tij.

 

Bardhi: Kjo më ka ble një unazë të bukur. Por surpriza më e madhe është që më ka bërë një çun. Ma dha zoti çunin zere se kam kapur llotarinë, kam gjithë pasurinë e botës.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT