13.5 C
Tirana

U nda nga biznesmeni Fisnik Syla dhe abortoi fëmijën? Fjolla Morina bëhet e “gjallë” dhe…

VENDI

Fjolla Morina është një ndër këngëtaret më të lakuara nga mediat rozë. Arrestimi nga policia, lirimi i saj, gjyqi, martesa me Fisnik Sylën kanë qenë temat më të komentuara kohëve të fundit.

 

Lart e poshtë së fundmi kanë qarkulluar disa lajme se Fjolla i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me Sylën me të cilin u kurorëzua disa muaj më parë në Maldive. Gjithashtu thuhet se këngëtarja ka abortuar fëmijën, mirëpo asgjë nuk është e vërtetë dhe këtë e ka konfirmuar vetë Fjolla.

 

Për mediat kosovare Fjolla ka treguar se nuk është e vërtetë se ajo dhe Fisniku janë ndarë dhe as nuk ka abortuar. Teksa nuk dëshiroi që të komentonte më shumë rreth kësaj teme, ajo tha se arsyeja e mospublikimit të fotografive në rrjete sociale është se po i kushton vëmendje procesit gjyqësor në Shqipëri.

 

Kujtojmë se disa javë më parë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Fjollës.

- Advertisement -

TE FUNDIT