14.5 C
Tirana

U mbulua me shami, Shkëndije Mujaj për fotot e dikurshme provokuese: Ishin vetëm një…

VENDI

Këngëtarja Shkëndije Mujaj i ka fshirë fotot e saj provokuese nga rrjetet sociale dhe tanimë është mbuluar dhe i është dedikuar fesë. Këngëtarja nga Kosova pak ditë më parë u shpreh se ka qenë e para që është mbuluar dhe ka ftuar të gjithë estradën për ta bërë këtë.

Ndërkohë e ftuar së fundmi në “Shqipëria live”, Shkëndija la të kuptohet se është penduar për fotot që publikonte dikur dhe tha se nuk do t’i rikthehet më.

“Nuk i kthehem më atyre fotove sepse tani po bëj edhe studime fetare. Jo nuk do jem më Shkëndija që provokon në rrjete sociale. Nuk mund ta quaj gabim jetën që kam bërë më përpara, por është dashur t’i kaloj ato sprova”, u shpreh Shkëndija.

- Advertisement -

TE FUNDIT