20.5 C
Tirana

U lye me benzinë dhe u fut mes besimtarëve duke thënë s’ka zot, policia jep detaje në lidhje me incidentin te sheshi “Skënderbej”

VENDI

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në sheshin Skënderbej, ku gjatë faljes së Namazit nga besimtarët myslimanë një person i lyer me benzinë u fut mes qytetarëve nën thirrjet s’ka zot.

 

Sipas policicë shtetasi 40-vjeçar B. G., tentoi të vetë digjej por u neutralizua menjëherë nga qytetarët dhe më pas u arrestua nga policia.

 

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetë digjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.

40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT